Konfiskohen 59 pajisje për prodhimin e Kriptovalutave në Mitrovicen Veriore

by engel

Policia konfiskon 59 makina për prodhimin e kriptovalutave në Mitrovicë të veriut. Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani i cili bëri të ditur se për këtë rast nuk ka asnjë person të arrestuar.

Policia e Kosovës sot paradite ka ndërhyrë në dy shëtpi në Mitrovicën e Veriut dhe ka konfiskuar 59 makina për prodhimin e kriptovalutave.

banner

“Sot në orët e paradites pas pranimit të informacioneve nga qytetarët, policia ka ndërhy në dy shtëpi në Mitrovicën e Veriut ne rrugën “Çeta e Minatorëve” dhe ka konfiskuar 59 makina për mihjen e kriptovalutave.

Dogana e Kosovës i ka pranuar këto duke marr parasysh se kjo është kundërvajtje doganore. Nuk ka të arrestuar”, ka thënë Elshani KosovaPress.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy