Kurti s’e përmend dialogun, flet për blerje të reja për FSK-në: Këto janë prioritetet e këtij viti

by Nexhat

Kryeministri Albin Kurti foli në mbledhjen e sotme të Qeverisë për prioritetet që ekzekutivi i ka për këtë vit, për të cilin tha se “ka filluar siç është më së miri”.

Kurti nuk e përmendi dialogun me Serbinë, ndërsa ndër tjerash, përmendi rritjen e kapaciteteve mbrojtëse si “prioritet i parë i Ministrisë së Mbrojtjes”,

banner

“Rritja e kapaciteteve mbrojtëse do të jetë prioritet i parë i Ministrisë së Mbrojtjes”, tha ai.

Krahas blerjeve të reja përgjatë vitit, Kurti tha se në aspektin e mbrojtjes është prioritet edhe “bashkëpunimi ndërkombëtar me partrnerë, miq e aleatë”.

Për Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve, Kurti tha se këtë vit “do të vazhdojë me reformën pensionale”.

Për Ministrinë e Industrisë, Kurti tha se “angazhim prioritar do të jetë përmirësimi i ambientit për të bërë biznes, nëpërmjet shërbimeve më të mira për biznese, mbrojtjes së pronësisë industriale dhe rritjes së mbikëqyrjes së tregut”.

Ai përmendi reformat në drejtësi si “prioritet i Qeverisë e i programit qeverisës” që “do të vazhdojë” këtë vit.

“Vettingu po merr rrugë”, tha Kurti, ndërsa përmendi se kanë mbetur në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Byronë Shtetërore për Konfismkimin e e Pasurisë së Pajustifikueshme. “:uftën kundër korrupsionit këtë vit do ta bëjmë përmes themelimit të Byrosë për Konfiskimin Civil dhe funksionalizimit të task-forcës anti-korrupsion”, tha ndër tjerash kryeministri.

Sivjet, Kurti tha se do të nisin procedurat për ndërtimin e stadiumit nacional dhe se do t’i mbështesin financiarisht federatat sportive, festivalet e autorët e librave.

“Sivjet nisin renovimet e ndërtesave të teatrit kombëtar, bibliotekës kombëtare, muzeut kombëtar dhe galerisë kombëtare”, tha ai.

Kurti tha se Ministria e Administrimit të Pushtetit lokal do ta vazhdojë “kujdesin për komunitetete joshumicë”, duke përfshirë “kthimin dhe riintegrimin për personat e zhvendosur”.

Në Arsim, Kurti përmendi rritjen e përfshirjes në edukim në fëmijërinë e hershme, digjitalizimin në arsimin parauniversitar, e ngritjen e cilësisë së arsimit parauniversitar, si prioritetet të këtij viti.

Në infrastrukturë, Kurti tha se 2024 do të jetë “vit i përfundimit të disa projekteve të vjetra dhe fillimi i disa të reja”. “Autostrada Prishtinë-Gjilan dhe rrugët Prishtinë-Podujevë, Prishtinë-Mitrovicë, Drenas-Skënderaj pritet të finalizohen sivjet”, tha ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy