103
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe zëvendësi i tij, Besnik Bislimi, do të takohen sot me ministrin çek, Martin Dvorak, i cili do të vijë për vizitë në Kosovë.
Takimi mes Osmanit dhe Dvorak pritet të nisë nga ora 09:15, ndërsa kreu i qeverisë do ta presë atë në ora 10:15.
Më pas Bislimi dhe Dvorak do të mbajnë një takim bilateral në orën 11:00 i cili do të përmbyllet me një konferencë për media që do të mbahet në orën 11:30..