Qeveria miraton projektligjin që thotë se shqiptarët e Luginës mund të jenë pronarë të pronave në Kosovë

by Nexhat

Është miratuar në Qeveri Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të drejtat Pronësore të Shtetasve të Huaj në Kosovë,

Me miratimin e projektligjit, ministrja Albulena Haxhiu tha se tash shqiptarët e Luginës së Preshevës do të mund të kenë në pronësi prona në Kosovë.

banner

“Duke pasur parasysh rrethanat dhe mungesën e raporteve bilaterale mes Kosovës dhe Serbi8së, qytetarët e komunitetit shqiptarë në Luginë me dispozitat aktuale në fuqi të Ligjit bazik u bëhet e pamundur fitimi i të drejtës pronësore, pra bëhet e pamundur mundësia e blerjes së pronave në Kosovë, për shkak  të mungesës së reciprocitetit. Mbi këtë bazë ministria e Drejtësi ka ndërmarrë iniciativë ligjore për plotësim-ndryshim të ligjit bazik e ku qytetarët e komunitetit shqiptar nga Lugina do të përjashtohen nga kufizimet e reciprocitetit dhe mund të jenë titullar të të drejtave pronësore  në Kosovë sipas kushteve të përcaktuara me ligjin bazik”, ka thënë ajo

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy