Vitia thotë se pajisja për diagnostikimin e kancerit arrin në shkurt: Kosova vendi i parë në Ballkan që pajiset me Pet Scan

by Nexhat

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, njoftoi të mërkurën se pajisja Pet Scan, aparaturë që përdoret për diagnostikimin e kancerit por edhe të disa sëmundjeve të tjera, do të arrijë në Kosovë në muajin shkurt.

Ai në një konferencë për media, tha se nuk mund ta tregojë datën e saktë, pasi Presidenca dhe Emiratet e Bashkuara Arabe janë donatorë të këtij donacioni.

banner

Vitia tutje bëri të ditur se në javën e parë të shkurtit përfundojnë të gjitha përgatitjet teknike për vendosjen e Pet Scan brenda hapësirave të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

“Është duke vazhduar trajnimi, pavarësisht që një pjesë e mjekëve ka qenë të trajnuar edhe më herët, por edhe pas ardhjes së Pet Scan-it do të jetë një trajnim i vazhdueshëm dhe jam jashtëzakonisht i lumtur sepse kjo e bën Kosovën në mos gaboj vendin e parë në Ballkan që në sistemin publik ka Pet Scan”.

“Ky është një lajm i mirë që qytetarët e Republikës së Kosovës kanë harxhuar shumë mjete dhe kohë në udhëtime për diagnostikim sidomos në Turqi dhe vende të tjera”, u shpreh ministri.

Ai tha se me ardhjen e kësaj aparature në Kosovë, qytetarët do të kursejnë mjete dhe kohë. Po ashtu, saktësia e diagonistikimit të shumë patologjive përmes Pet Scan është shumë e lartë.

Vitia tutje tregoi se këtë vit do të investohen 7 milionë euro në Sistemin Informativ Shëndetësor.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy