Kryetari i Komunës së Prishtinës, Pëprarim Rama, ka mbajtur konferencë lidhur me vendimin për këmbimin e pronës komunale me pronat në Badoc të biznesmenëve Rrahman Haradini dhe Shaban Konxheli.
Në fund të konferencës, Rama është pyetur nëse ka pasur përkrahje financiare nga dy biznesemenët gjatë fushatës për t’u bërë Kryetar i Prishtinës, por Rama e ka mohuar një gjë të tillë,
“Absolutisht jo”, ka deklaruar Rama.
I pari i Prishtinës është pyetur edhe nëse ka pasur marrëveshje të fshehtë me Lëvizjen Vetëvendosje për të kaluar këtë propozim, duke qenë se kjo parti i bëri kuorumin duke qëndruar në sallë kur u votua, Rama ka thënë se s’ka pasur marrëveshje.
“Jo, kurrfarë marrëveshje. Absolutisht jo”, ka deklaruar ai.
Rama ka thënë se procesi për këmbimin e kësaj prone ka nisur dy vjet para se ai të bëhet kryetar,
Sipas Ramës, për këtë process janë ndjekur të gjitha hapat ligjorë dhe procedural ashtu siç kërkohet.
“E kam thirr këtë konferencë për shkak se ditëve të fundit kemi qenë cak i sulmeve të shumta që kanë për qëllim denigrimin e qeverisjes se kryeqytetit, por edhe timin personal. Duke ju referu një procesi të këmbimit, proces i cili ka fillu qysh para qeverisjes tonë, pra dy vite para qeverisjes tonë. Pra ky këmbim nuk ka filluar gjatë kohës tonë, por më shumë se dy vite më parë. Edhe kjo si pasojë e vendimeve të Ministrisë së Ambientit”, tha Rama.
Tutje, ai tha se ky proces nuk ka përfunduar. Sa i përket raportimeve se do të këmbehet prona komunale me sipërfaqe rreth 20 hektarë me një me rreth 8 hektarë, Rama tha se kjo nuk qëndron meqë Ministria e Financave e përcakton se sa tokë do të këmbehet.
“Ne si kryeqytet jemi duke zbatuar një process të rregullt i miratuar nga Asambleja Komunale, i vlerësuar nga MAPL dhe është ende proces i papërfunduar, pra është në zhvillim e sipër. Kemi ndjekur të gjitha hapat ligjorë dhe procedural në bazë të vlerësimeve të bëra nga ministritë përkatëse, pasi që pala ka pasur vendime të miratuara nga ministritë për këmbim të pronës, e që e oligon kryeqytetin me vepru… Ministria e Financave ka me përcaktu sa tokë kemi me dhanë, pra Ministria e Financave është i vetmi autoritet që e bën vlerësimin e pronav e jo ne”, tha tutje Rama
