Deponohen në KQZ peticionet për 4 komunat në Veri, KQZ: Do t’i verifikojmë listat në përputhje me ligjin

by Nexhat

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka njoftuar se tashmë për të katër komunat veriore janë deponuar peticionet dhe nënshkrimet e mbledhura.

Valmir Elezi nga KQZ, ka konfirmuar se pas Zubin Potokut, sot KQZ ka pranuar dokumentacionin edhe nga Mitrovica e Veriut, Zveçani dhe Leposaviqi.

banner

Ai ka thënë se në përputhje me ligjin, KQZ do të verifikojë listën e nënshkrimeve, më konkretisht nënshkruesit që janë qytetarë me të drejtë vote në komunën përkatëse.

“Mund t’ua konfirmoj se gjatë ditës së sotme kemi pranuar edhe kërkesat për verifikim të nënshkrimeve të mbledhura në komunat: Mitrovicë e Veriut, Zveçan dhe Leposaviq. Ndërkaq, siç kemi njoftuar, më parë kemi pranuar edhe kërkesën të njëjtë edhe nga Zubin Potoku.

KQZ, në përputhje me legjislacionin në fuqi, do të verifikojë listën e nënshkrimeve, pra nëse nënshkruesit janë qytetarë me të drejt vote në komunën përkatëse”, .

Pragu për t’u konsidueruar i suksesshëm një peticion është 20% e nënshkrimeve të qytetarëve që kanë të drejtë vote në komunën përkatëse.

Pas kësaj, KQZ me pas organizon votimin për shkarkim, e për të cilin duhet të votojnë më shumë se gjysma e votuesve të regjistruar në atë komunë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy