Kosova del të jetë ‘tërheqëse’ edhe për shtetasit e huaj, rreth 4 mijë punuan me leje qëndrim vitin e kaluar

by Nexhat

Ndonëse në Kosovë shkalla e papunësisë është e madhe, zyrtarisht gjatë vitit 2023 në vendin tonë kanë punuar 3 mijë e 650 shtetas të huaj.

Ata llogaritet se kanë kryer punë të ndryshme me leje qëndrimi.

Sipas një raporti të “Kos Data”, nga Turqia në Kosovë kanë punuar 1 mijë qytetarë.

Nga Serbia, 460. Nga Shqipëria kanë punuar me leje vetëm 440 qytetarë. Më pas vjen Maqedonia e Veriut me 210 qytetarë

Kurse nga shtete të tjera ose vende të ndryshme llogaritet të jenë rreth 800 qytetarë që kanë punuar dhe qëndruar në vendin tonë gjatë vitit të kaluar.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy