Me mbylljen e fazës së grupeve në Kupën e Azisë, tashmë janë mësuar edhe skuadrat e kualifikuara për në fazën tjetër dhe normalisht, edhe përballjet e radhës
Nga gjashtë grupe janë kualifikuar 12 skuadra si vend i parë dhe vend i dytë, ndërsa 4 ekipe të tjera festojnë si vendet e 3-ta më të mira.
Më saktësisht, Jordania, Syria, Palestina dhe Indonezia gëzojnë për shkak të pozitës së 3-të, ndërsa Omani dhe China nuk ia dalin dot, pasi janë më të dobëtat me nga dy pikë.
Në grupin A shohin tutje Qatar dhe Tajikistan, në grupin B Australia dhe Uzbekistani vazhdojnë garën. Nga grupi C vijojnë rrugëtimin Irani dhe United Arab Emirates, sakaq të dala nga grupi G, Iraq dhe Japan do kërkojnë protagonizmin.
Në Grupin E s’ka surpriza, ashtu siç pritej, kualifikohen Bahrain dhe South Korea. Arabia Saudite e Roberto Mancinit dhe Thailand (Grupi F), mbetet skuadra për t’u marrë në konsideratë, sidomos ajo e teknikut italian
Sa i takon përballjeve të radhës, janë si më poshtë: Australia-Indonesa, Tajikistan-United Arab Emirates, Iraq-Jordan, Qatar-Palestine, Uzbekistan-Thailand, Saudi Arabia-South Korea, Bahrain-Japan dhe Iran-Syria.