Largohen billbordet ilegale me simbole dhe imazhe të diktatorëve e agresorëve serb në Zveçan

by Nexhat

Janë larguar billbordet ilegale me simbole dhe imazhe të diktatorëve e agresorëve serb që ishin vendosur në Zveçan.

Lajmi është bërë i ditur nga ana e Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.

banner

Lidhur me këtë rast Sveçla u shpreh se Simboli i vetëm i Serbisë brenda shtetit tonë do të jetë ambasada e saj në Prishtinë

Postimi i plotë:

Simboli i vetëm i Serbisë brenda shtetit tonë do të jetë ambasada e saj në Prishtinë.

Sot në Zveçan janë larguar billbordet ilegale me simbole dhe imazhe të diktatorëve e agresorëve të cilat janë të papranueshme në Republikën e Kosovës.

Republika e Kosovës është e përcaktuar qartë për vlerat demokratike dhe orientimin euro-atlantik të saj ndërkaq si institucione mbesim të përkushtuar për rend e ligj dhe zbatim të kushtetushmërisë në çdo pjesë të vendit tonë.

Këto billborde e imazhe të fashistëve e agresorëve si Vladimir Putin dhe kundërshtarëve të shtetit tonë, nuk do të gjejnë vend në shtetin tonë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy