35
Ministri i Bujqësisë dhe Ushqimit i Bullgarisë, Kiril Vatev do të qëndrojë në Kosovë në një vizitë dy ditore.
Në mesin e disa takimeve ai do të pritet nga presidentja e vendit Vjosa Osmani.
Gjatë ditës së sotme do të takohet me ministrin e Bujqësisë, Faton Peci, me të cilin do të nënshkruajë memorandum bashkëpunim për pikën kufitare Hani i Elezit.
Vatev do të vizitojë edhe Rahovecin, përkatësisht ndërmarrjen “Bodrumi i Vjetër”.