Sot, në kamp Villaggio Italia, u zhvillua ceremonia e ndërrimit të komandës së Komandës Rajonale – Perëndim (RC-W) të misionit KFOR, ku Regjimenti i 11-të Bersaglieri i Ushtrisë Italiane, i dorëzoi komandën, në përfundim të turit gjashtëmujor të detyrës, Regjimentit të 1-rë Bersaglieri.

Dorëzimi simbolik i flamurit të NATO-s midis kolonelit Gabriele Vacca (Komandant në ikje) dhe kolonelit Francesco Ferrara (komandant në ardhje) shënoi ndryshimin e udhëheqjes së RC-W.
Në ceremoni morën pjesë autoritete të shumta civile dhe ushtarake, përfshirë komandantin e përbashkët operativ, gjenerallejtënant Francesco Paolo Figliuolo, komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, i shoqëruar nga zëvendëskomandanti i KFOR-it, gjeneral brigade Federico Bernacca, ambasadori italian në Kosovë, shkëlqësia e tij Antonello De Riu, përfaqësues të Organizatave ndërkombëtare, të Autoriteteve fetare dhe të institucioneve të komunave perëndimore të Kosovës.