Rrëfimi i izraelites 72-vjeçe që ishte mbajtur peng në Gazë: Në tunele takova kreun e Hamasit – më është drejtuar në hebraisht

by Nexhat

Izraelitja 72-vjeçare e mbajtur peng nga militantët e Hamasit për gati 50 ditë, tha për televizionin izraelit se ishte mbajtur peng në një tunel të errët dhe të lagësht ku takoi liderin e Hamasit, raporton Associated Press.

Më 7 tetor, Adina Moshe u mor nga kibuci Nir Oz, një fshat bujqësor i goditur rëndë

Ajo u lirua në fund të nëntorit si pjesë e një marrëveshjeje ku rreth 100 pengje, kryesisht gra dhe fëmijë, u liruan në këmbim të një armëpushimi të përkohshëm dhe lirimin e palestinezëve të mbajtur nga Izraeli.

Intervista e saj me televizionin izraelit Channel 12 vjen ndërsa po bëhen përpjekje për të arritur një marrëveshje të re që mund të lirojë 100 pengjet e mbetur në Gazë dhe ndoshta të çojë në një armëpushim. Dëshmia e saj hedh dritë të re mbi kushtet e vështira në të cilat jetonin pengjet

Moshe dëshmon sesi Yehya Sinwar, kreu i Hamasit në Gaza, vizitoi grupin e pengjeve thellë në një tunel nëntokësor.

“Përshëndetje. Si jeni? A është gjithçka në rregull”, u tha Sinwar pengjeve, sipas Moshe, dhe pretendon se u është drejtuar atyre në hebraisht, të cilën e ka mësuar gjatë burgimit në Izrael.

Moshe thotë se pengjet thjesht ulën kokën dhe nuk iu përgjigjën pyetjes së Sinwarit.

Moshe përshkroi ditën kur u rrëmbye. Militantët e Hamasit bastisën shtëpinë që ajo ndante me bashkëshortin e saj David, i cili u qëllua në këmbë, por më vonë u vra nga një prej militantëve të Hamasit.

Ajo u rrëmbye dhe u dërgua në Gaza me një motoçikletë e shoqëruar nga dy militantë të armatosur. Ajo tha se njëri prej tyre i ka shkëputur një vath nga veshi dhe se i kanë marrë të gjitha bizhuteritë.

Së bashku me pengjet e tjera, ajo u dërgua në tunelet e Hamasit dhe thotë se ecën për pesë orë nëpër pasazhe nëntokësore të errëta, derisa arritën në një dhomë ku u thanë se do të liroheshin në ditët në vijim

“Ne u besuam atyre. Ne besuam se kjo do të ishte gjëja e parë që do të bënte Izraeli”, tha ajo.

Por në fund kaluan gati 50 ditë derisa e liruan.

“I thashë pengjeve të tjera se do të jemi këtu për të paktën dy muaj, por jo për shkak të Hamasit”, thotë ajo, e zemëruar që shteti izraelit nuk siguroi lirimin e tyre më herët

Moshe i kaloi ditët e saj me pengje të tjerë, burra, gra dhe fëmijë, ndërsa roje të armatosura qëndronin pranë. Ata hëngrën pjesë të vogla të mallrave të konservuara dhe dhoma ishte e ndriçuar dobët.

Për të kaluar kohën, ajo tha se tre pengjet meshkuj, një historian hebre, një adhurues i filmave dhe një arabisht folës, u ofruan të jepnin leksione për robërit e tjerë. Tre burrat e përmendur janë ende në robëri.

Nga thellësia e nëntokës, ajo thotë se nuk e ka dëgjuar bombardimin masiv izraelit të Gazës, por thotë se lëkundjet janë ndjerë herë pas here në tunele.

Ajo është e shqetësuar për fatin e pengjeve të mbetura, pasi thotë se ka parë në video se tunelet ku ajo mbahej tani janë bosh.

“Kam një ndjenjë që disa prej tyre nuk janë gjallë, sepse e di që nuk janë më në vendin ku kam qenë unë”, tha Adina Moshe e përlotur

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy