Analisti politik, Visar Ymeri, ka thënë se kryeministri Albin Kurti tërë strategjinë në dialog e ka fokusuar me shpresën që Serbia nuk e pranon marrëveshjen me Kosovën.
Sipas tij, Kurti e ka pranuar Asociacionin duke menduar që Serbia nuk e pranon
“Një nga gabimet që Kurti po e bën është që krejt strategjinë e taktizimin, e ka bërë me një shpresë se Serbia do ta prishë lojën. Po e pranojmë Asociacionin se Serbia nuk e pranon dhe ne shpëtojmë, Cka nëse e pranon Serbia? Po më duket se ka veprime që po e kupton se mbase kjo marrëveshje ka me u zbatu dhe e kupton që e ka pasur gabim”, u shpreh ai.
Ymeri theksoi se Kurti tashmë e ka kuptuar që nuk mund ta shmangë Asociacionin
“Kurti do ta pranojë Asociacionin, nuk kam mendim që mundet me shmangë. Ai e ka kuptu që nuk mundet me shmangë, i ka thënë po. A mundet me realizu një gjë të tillë, a mund ta dërgojë në Gjykatë Kushtetuese, nuk e di. Por nëse është e mundshme do ta bëjë një gjë të tillë”, tha Ymeri në RTVD.
Problemi kryesor i Kurtit dhe Qeverisë së Kosovës, sipas Ymerit është se nuk kanë një plan se çfarë do të bëjnë me dialogun dhe si e parashohin zgjidhjen e problemeve me Serbinë