Zyrtari i MPB-së arrestohet në Serbi me rreth 18 kg marihuanë në veturë

by Merita

Një shtetas i Republikës së Kosovës është arrestuar dy ditë më parë në pikën e kalimit kufitar Batrotrovc në Serbi, pasi i njëjti u kap me një sasi të madhe të substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për punonjësin e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës, Drilon Berbati, i cili prej kohësh shërben në Agjencinë për Regjistrim Civil si zyrtar administrativ.

banner

Sipas mediave serbe, Berbati u kap me mbi 18 kilogramë marihuanë, të cilat ishin të fshehura në automjetin që po udhëtonte, i cili ishte me targa të shtetit të Austrisë.

Gjatë kontrollit të veturës, janë gjetur gjithsej 32 pako me narkotikë, të cilët janë sekuestruar.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy