Anita kritikon Edonën për gjuhën fyese, ajo i kthehet ashpër: Oj çikë mbaje për veti

by Nexhat

Pasi u shfaq klipi i Blerandos dhe Edonës me përplasjet e vazhdueshme, Anita pati disa kritika për Edonën.

“Edonë, është e vërtetë që ti ke qenë shumë origjinale në lojën tënde, është e vërtetë që nuk ke gënjyer, prandaj je aty duke luftuar për finale dhe çmimin e madh.” – u shpreh Anita

banner

“Një javë e ke sulmuar Shqipen, pastaj Lumbardhin dhe tash në vazhdimësi Blerandon pa fund. Unë të përgëzoj për lojën, ti je Big Brother-i i këtij formati, por unë dua ta përgëzoj Blerandon.”

Foto: Big Brother Vip Kosova/YouTube

“Megjithëse është 25 vjeç, e përgëzoj për maturinë, edukatën dhe për qetësinë për këtë ofansivë që ia ke bërë ti këto ditë.” – vazhdoi ajo

“Pavarësisht humorit që unë ta admiroj, ti ku e merr të drejtën t’i thuash Blerandos “kush të ka rritur, kush të ka edukuar”, ai e ka një familje mbrapa.”

Anita gjithashtu sjell në vëmendje që Edona e kishte quajtur Blerandon ‘çetnik’, ndërësa Edona pretendon që nuk ia di kuptimin kësaj fjale.

Në fund Edona shprehet e nevrikosur: “Anitë, a ke ardhur të më gjykosh mua? Oj çikë mbaje për vete, nuk dua ta dëgjoj më.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy