Bajrami i reagon Mujës: Kurti vetëm ua ka rrritur tatimin bizneseve, qarkullimi është rritur nga inflacioni

by Nexhat

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, i ka reaguar deputetit të VV-së, Armend Muja, pasi ky i fundit është lavdëruar për rritjen e qarkullimit të bizneseve private, duke bërë krahasime me vitin 2020, në kohën kur ato kanë qenë të mbyllura në kohën e pandemisë.

Bajrami thotë se Qeveria s’ka bërë asnjë veprim për të ndikuar në rritjen e qarkullimit të bizneseve, përpos që ua ka dyfishuar tatimin në pronë.

banner

Ish-ministrja thotë se qarkullimi në këtë sektor është rritur për shkak të inflacionit dhe rritjes së çmimeve.

“Realiteti jashtë grafeve të Armend Mujes është që sot jeta e qytetarëve është më e rëndë për shkak të paaftësisë së kësaj Qeverie”, ka shkruar Bajrami

Reagimi i plotë:

Të jemi të qartë kjo Qeveri nuk e ka bërë as një veprim që do të ndikonte në rritjen e qarkullimit të bizneseve, përpos që e ka dyfishu tatimin në pronë. Qarkullimin në sektorin privat e ka rritë inflacioni (rritja e çmimeve) 11.6% në vitin 2022 dhe 4.9% në vitin 2023, që në kumulativ i bie çdo produkt është me i shtrejtë sot për 17% në mesatare e produkteve bazë të konsumit pothuaj u është dyfishu çmimi.

Këtë më se miri e dëshmojnë të dhënat nga Banka Qendrore e Kosovës, të dhënat e publikuara nga Instiuti GAP – rritja e kredive konsumuese prej 375 milionë euro sa ishte në vitin 2020 është rritë në 608 milionë euro në vitin 2023 apo 62% dhe rritje e mbitërheqjeve (overdraftit) nga 143 milionë euro në vitin 2020 ka shkuar në 471 milionë euro apo 229% në vitin 2023. Dmth. sot qytetarët marrin borxh (kredi & overdraft) për t’i përballu shpenzimet e tyre ditore.

Realiteti jashtë grafeve të Armend Mujes është që sot jeta e qytetarëve është më e rëndë për shkak të paaftësisë së kësaj Qeverie.

Pres që grafet e ardhshme Armend Mujes me qënë për inflacionin 2020-2023 dhe çmimet e energjisë elektrike 2020-2023.

PS. Shihni grafet e publikuara jo nga Armendi, por nga Instituti GAP.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy