Basha: Teatri me regji të Ramës pamundësoi pjesëmarrjen fizike në Komisionin e Reformës Zgjedhore

by Nexhat

Pamundësia për të zhvilluar fizikisht Komisionin e Reformës Zgjedhore, por “online”, për Lulzim Bashën është teatër me regji të kryeministrit Edi Rama. Në një konferencë për mediat, Basha ju ka bërë thirrje atyre që thotë se nuk e kanë me hile, që të lënë alibitë dhe të bëhen pjesë e këtij komisioni ky bashkëkryetar janë Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj.

Lulzim BashaPër fat të keq, teatri me regji të Edi Ramës dhe me përfitues kryesor Edi Ramën, pamundësoi pjesëmarrjen fizike në Komisionin e Reformës Zgjedhore, por u zhvillua online dhe ka miratuar kalendarin për punimet. Thirrja ime ndaj çdokujt që nuk e ka me hile, që nuk bën lojëra, të lërë alibitë dhe të bëhet pjesë e punës së komisionit. Prioritet tona: Listat e hapura, kush merr më shumë vota, ai bëhet deputet. Barazi vote: Shqipëria një zonë elektorale si Kosova, si Holanda. Votim dhe numërim elektronik: U provua në 3 palë zgjedhje që funksionoi dhe shmangu ditë dhe javë lodhje dhe përplasje të paevitueshme mes kampeve dhe vota e diasporës. Nëse ka ide të tjera për këtë çështje. Debati ka qenë: Ik Enkelejd, të vijë Oerdi. I mjerueshëm!

banner

Njerëzit duan të shohin shpresë dhe duan të shohin që kanë në dorë për të ndryshuar diçka dhe duhet të kenë besim tek zgjedhjet. PD ka paraqitur vizionin dhe platformën e vet. Nuk duhet të humbasim kohë me qurravitje. Në lojë janë interesa publike dhe kombëtare. Përpjekja për ta futur në lojë me porta të vogla duhet të dështojë. Qytetarët presin nga opozita të jetë serioze në propozime dhe jo grindavece për interesa të vogla personale. Duke reduktuar aktivitetin parlamentar në një zhurmë, të enjten i është bërë dëm qindra familjeve shqiptare. Ky është rezultati i mjerë i mosopozitës, i bilbilave, i aksionit të dështuar që fuqizon Ramën dhe dëmton interesat e qytetarëve.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy