Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka nxjerr një sërë masash të përkohshme kundër Izraelit.
Gjykata ka vendosur që Izraeli duhet “të marrë të gjitha masat brenda fuqisë së tij” për të parandaluar të gjitha aktet brenda fushëveprimit të konventës së gjenocidit
Ajo shton se Izraeli duhet të sigurojë “me efekt të menjëhershëm” që forcat izraelite të mos kryejnë asnjë nga aktet e konventës së gjenocidit, raporton skynews.
Izraeli gjithashtu duhet të marrë masa të menjëhershme për të përmirësuar situatën humanitare në Gaza
Izraeli duhet të parandalojë shkatërrimin dhe të sigurojë ruajtjen e provave në lidhje me pretendimet e Afrikës së Jugut për gjenocid.
Theksojmë se vendimi i së premtes nuk është marrë me akuzën thelbësore të çështjes – nëse ka ndodhur gjenocid në Gaza.
Ndryshe, mbi 25 mijë palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, janë vrarë dhe dhjetëra mijëra janë plagosur në Gaza që nga 7 tetori pasi Izraeli filloi ofensivën e tij, të nxitur nga një sulm i Hamasit, ku mbetën të vdekur rreth 1300 njerëz në Izrael, kryesisht civilë. Sulmuesit gjithashtu morën rreth 250 persona si pengje në Gaza