Kosovari prezanton në Itali veturën e parë shqiptare “Illyrian TSX”

by Nexhat

Vetura e parë shqiptare u shfaq dje në një ngjarje ekskluzive paraprake të mbajtur në ekspozitën TREDITECH, me seli në Torino, Itali.

Supervetura e re Illyrian Pure Sport ka një motor 6.2 litërsh LT2 V8 me 840 kuaj/fuqi

Shpejtësia maksimale pritet të arrijë në 375 kilometra në orë.

Illyrian TSX nga Arrera, po konsiderohet automjeti i parë shqiptar i realizuar nga Qëndrim Thaçi.

Ky i fundit, themelues i Arrera Automobili, është gati që ta promovojë projektin madhor në mbarë globin.

Illyrian Pure Sport do të jetë automobili i parë me standarde ndërkombëtare që do të prodhohet në Shqipëri.

Kjo veturë pritet të jetë një rivale e fortë të Lamborghini Aventador apo Ferrari 812 Superfast.

Ndryshe, automobili ngjan edhe me Porsche 9RE, por me disa pjesë dhe nga markat italiane. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy