Operacioni në gju i Domenico Berardit u krye në mënyre të përsosur.
I shoqëruar nga doktor Marco Bruzzone, futbollisti i Sassuolos iu nënshtrua kete pasdite një meniskektomie selektive të meniskut medial të gjurit të majtë.
Operacioni u krye nga Dr. Giacomo Zanon, në Klinikën Habilita Casa di cura I Cedri në Fara Novarese.
Procesi i rehabilitimit do të nisë në ditët në vijim.
Sassuolo do të duhet të bëjë pa kapitenin për të paktën një muaj, pasi lojtari do të mungojë në ndeshjet e kampionatit kundër Monza, Bolonja, Torino, Atalanta dhe Empoli.
Rikthimi i tij në fushë është planifikuar për ndeshjen në shtëpi kundër Napolit. Skuadra është në vendin e pesëmbëdhjetë, vetëm dy pikë nga zona e rënies./Informim/