Shtetet e Bashkuara thirrje Hungarisë të përshpejtojë procedurat për anëtarësimin e Suedisë në NATO

by Nexhat

Shtetet e Bashkuara inkurajojnë Hungarinë që të përshpejtojë procedurat për anëtarësimit tët Suedisë në NATO, tha të premten zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë John Kirby. Hungaria është vendi i fundit i NATO-s që ende nuk i ka dhënë dritën jeshile ligjore anëtarësimit suedez pasi parlamenti turk ratifikoi kërkesën e Stokholmit të martën dhe Presidenti Tajip Erdogan nënshkroi miratimin të enjten

“Unë do të doja të gjeja vetëm një moment për të mirëpritur miratimin e Turqisë për aplikimin e Suedisë për t’u bashkuar me NATO-n këtë javë. Siç e dini shumë prej jush, parlamenti turk votoi për miratimin e neneve dhe ratifikimin të martën.

banner

Presidenti Erdogan nënshkroi ato dokumente dje dhe ne presim që instrumentet e ratifikimit të mbërrijnë në Uashington, DC, shumë, shumë shpejt për t’u depozituar në Departamentin e Shtetit, sipas procesit

Ne sigurisht inkurajojmë Hungarinë që të ecë përpara me procesin e tyre shpejt, në mënyrë që aleanca të mirëpresë Suedinë në NATO pa vonesa të mëtejshme. Ne jemi shumë, shumë optimistë që Suedia së shpejti do të bëhet anëtari më i ri i NATO-s. Dhe Hungaria ka thënë se ata nuk do të jenë pengues”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy