Tahiri: Ka gjasë që në maj Kosova të anëtarësohet në Këshillin e Evropës

by Nexhat

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se në muajin maj ka gjasë që Kosova të anëtarësohet në Këshillin e Evropës.

Ai theksuar se për herë të parë Kosova e ka një delegacion i cili është i bashkuar në përfaqësimin e Kosovës në KiE, dhe se për dy vjet e gjysmë asnjëherë nuk kanë pasur ndonjë konflikt.

“Unë jam optimist që në prill, në qoftë se raporti paketohet si vlerësim pozitiv, që vota do të ketë në Asamble dhe pastaj në maj në Këshillin e Ministrave. Kosova ka gjasë”, ka thënë Tahiri.

“Ndoshta është hera e parë që ky ka qenë një delegacion i cili për dy vjet e gjysmë kurrë nuk e kemi pasur një konflikt, kemi diskutuar, kemi pasur mosmarrëveshje, mirëpo kur kemi hy në këshill kemi përfaqësuar Kosovën dhe jo flamujt tanë politikë. Kemi punuar shumë”, është shprehur deputeti në Info Magazinë të Klan Kosovës

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy