Vehbi Miftari, këshilltar politik i presidentes Vjosa Osmani është larguar nga kjo pozitë pasi pritet të udhëheq misionin në Selinë e Shenjtë në Vatikan.
![](https://informim.net/wp-content/uploads/2023/08/reklamo-ketu-2-1024x125.png)
Këtë e ka bërë të ditur vet ai përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook.
“E falënderova Presidenten për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe besimin e saj dhe të institucioneve të vendit që nga 1 shkurti të udhëheq misionin e sapothemeluar të Kosovës në Selinë e Shenjtë/Vatikan.” – ka shkruar ai mes tjerash.
Sot, pas tri vjetësh angazhimi si këshilltar politik i Presidentes Vjosa Osmani, e përmbylla angzhimin tim në Zyrën e Presidentes së Kosovës. Ka qenë përvojë fort e vyer në shërbim të Republikës.
E falënderova Presidenten për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe besimin e saj dhe të institucioneve të vendit që nga 1 shkurti të udhëheq misionin e sapothemeluar të Kosovës në Selinë e Shenjtë/Vatikan.