Ylber Hysa: Qeveria e Kosovës nuk i ka lexuar mirë sfidat politike

by engel

Publiciti dhe diplomati Ylber Hysa ishte musafirë në emisionin “Five” në RTV Dukagjini dhe me këtë rast ofroi opinione lidhur me zhvillimet politike në Kosovë me fokus qasja e qeverisë së Kosovës në dialogun me Sërbinë.

Sipas z. Hysa, Kosova është shumë më larg se që ishte para disa viteve në aspektin e stabilitetit politik. Kjo për arsye të mos leximit të saktë të sfidave. Viti 2024 do të jetë edhe më i vështirë për Kosovën se sa viti 2023. Kosova nuk ka arritur të mirëmbajë qetësinë dhe stabilitetin. Kosova po dështon të parashikojë situatat që mund të ndodhin, kjo po ndodh për shkak të paaftësisë për të bërë politikë të mirëfilltë të brendshme.

banner

Kosova nuk ka arritur të lexojë me sukses ngjarjet politike dhe për këtë arsye ka hyrë në një rrugë pa shteg. Ka tentuar ta shmang asociacionin por ka përfunduar me një marrëveshje që kërkon zbatimin e asociacionit dhe askund nuk përmendet njohja e pavarësisë së Kosovës nga Sërbia.

Edhe pse kishin thënë se është prioriteti i shtatë, tani po shohim se kjo qeveri në tri vite është marrë vetëm me dialog dhe ka dështuar të qeverisë me sektorët më jetik për qytetarët e Kosovës.

Është humbur shumë kohë me kryetarët e komunave. Funksionalizimi i Kosovës në veri mund të bëhet vetëm me pjesëmarrjen e qytetarëve, në të kundërten nuk do të ketë prespektivë të mirë politike. Tani në veri ka presione, ka frikë, ka paqartësi dhe nga qeveria qeveria e Kosovës pritet që të vendoset frymë shtetërore që i bënë qytetarët të ndjehen të sigurtë.

Drafti për statutin ka elemente të panjohura të cilat vlërsohen të koklavitura dhe koha do të tregoj nëse ishte i qëlluar apo jo ky dokument. Rreziku i këtij dokumenti qëndron te fakti se sa kompetenca dhe sa fuqi do të ketë asociacioni.

Me siguri Kosova do të ketë presion për të qenë bashkëpunuese në fillimin e zbatimit të asociacionit sepse vendet perendimore po futen në procese zgjedhore dhe dëshira e tyre është që asociacioni të kryhet para se ata të futen në zgjedhje. Kosova është shpërblyer nga perendimi me disa gjëra, si shembull është furnizimi me Javelin nga SHBA dhe tani qeveria do të jetë në presion që të miratojë disa kërkesa që vijnë nga ana e tyre.

Zhagitja e procesit të dialogut me Sërbinë do ta favorizojë vetëm Albin Kurtin si kryetarë i Vetëvendosjes por në asnjë mënyrë nuk i ndihmon Kosovës. Kosova nuk duhet të ketë retorika konfrontuese me perendimin por më shumë bashkëpunim sepse po e shohim se bota është në një situatë shumë të paqartë gjeopolitike ku kemi 56 konflikte dhe dy luftëra të hapura. Kosova nuk duhet të luaj rolin e të fortit me fuqitë perendimore dhe nuk duhet të ketë qasje ku ne mjedisin e brendshëm thotë një gjë e në mjedisin e jashtëm thotë diçka tjetër.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy