Atalanta e ka mbyllur pozitivisht javën e 22-të në Seria A, pasi skuadra e kapitenit të Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, ka fituar në shifrat 2-0 përballjen me Udineze.
Gjimshiti edhe në këtë takim u tregu lider në prapavijën e bergamaskëve, duke e luajtur të plotë sfidën.
Suksesi i Atalantës u vendos që në pjesën e parë, ku u shënuan dy golat e sfidës. Ish-mesfushori i Milanit, Çarles De Ketelaere duket se ka rilindur me kalimin te Atalanta, pasi belgu ishte protagonist me asistet e tij te të dy golat e shënuar.
Rezultati i takimit për Atalantën u zhbllokua në minutën e 33-të ku shënoi Aleksej Mirançuk. Ndërsa në minutën e parë shtesë të pjesës së parë, Skamaka dyfishoi për zikaltërit.
Pas 21 ndeshjes të luajtura Atalanta ka grumbulluar 36 pikë dhe provizorisht mban venin e katërt në renditje duke hyrë në zonën Champions. Ndërsa Udineze ka 18 pikë dhe noton në ujërat e turbullta, ku rrezikon qëndrimin në Seria A./Panoramasport