Dita Ndërkombëtare e Holokaustit, Papa Françesku: Logjika e urrejtjes dhe dhunës e mohon njerëzimin

by Merita

Sot bota përkujton Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit. Papa Françesku nëpërmjet një reagimi lidhur më përkujtimin e Holokaustit dhe shfarosjes së tmerrshme të miliona hebrenjve, bën thirrje për paqe.

“Kujtimi dhe dënimi i shfarosjes së tmerrshme të miliona hebrenjve dhe njerëzve të besimeve të tjera, i ndihmoftë të gjithë që të mos harrojnë se urrejtja dhe dhuna nuk mund të justifikohen kurrë. Njerëzimi duhet të kujtojë gjithmonë”, shprehet Papa Françesku në një reagim në rrjete sociale.

banner

6 milionë hebrenj mendohet të kenë shfarosur nazistët gjermanë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Një pakicë e vogël arriti të gjente shpëtim në Shqipëri.

Në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Holokaustit tramvaji bosh përkujton hebrenjtë e vrarë të Varshavës. Para asgjësimit të tyre nga Gjermania naziste, në Varshavë jetonin 330.000 hebrenj, një e treta e të gjithë banorëve të kryeqytetit polak. Ata përbënin komunitetin e dytë më të madh hebre në botë, pas Nju Jorkut.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy