Gjatë qeverisë Kurti II, qytetarët janë varfëruar dhe janë futur deri në fyt në borxhe, mbi 1 mld € mbitërheqje

by engel

Mbitërheqjet bankare të qytetarëve e bizneseve gjatë vitit 2023 kanë arritur pikën më të lartë. Një grafikë e publikuar nga Instituti GAP tregoi disa shifra që tregojnë për shumat e kredive konsumuese, mbitërheqjet, emigrimin dhe rritjen e varfërisë.

Vetëm në vitin e fundit, mbitërheqja bankare ka arritur vlerën e 471 milionë euro, derisa për tri vite, mbi një miliard euro.

Sipas Institutit GAP, të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës tregojnë që mbitërheqja është rritur 13.7 për qind më e lartë gjatë dhjetorit të vitit 2023 në krahasim me atë të vitit 2022. Në postimin e tyre theksohet qartë: “Veçmas pas vitit 2020, vërehet një rritje e ndjeshme e kësaj kategorie”.

Ndër të parët që reagoi mbi këtë, ishte pikërisht Agron Demi nga ky institut, i cili bëri të ditur se edhe ai vet ka shfrytëzuar mbitërheqjen bankare. “Varfëria është rritë për shkak të pandemisë dhe inflacionit…Në anën tjetër Qeveria mburret me shkallën e rritjes ekonomike.” – ka thënë ai në një shkrim në rrjetin social Facebook.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy