Vajza e Nikola Sanduloviqit bën homazhe në Prekaz

by Merita

Klara Sanduloviq, vajza e politikanit serb Nikola Sanduloviq, të shtunën, ka bërë homazhe tek kompleksi memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

“Të respektojmë që të mos përsëritet më”, ishte mesazhi i shkruar mbi lulet që la Klara mbi varrin e Blerina Jasharit.

banner

Bashkë me të ishte edhe Mihjallo Teajkovi, nënkryetari i partisë se Sanduloviqit.

Nikola, babai i Klarës, javë më parë ishte arrestuar dhe torturuar nga shërbimi sekret serb BIA, pasi kishte bërë homazhe te kompleksi memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Për të bërë homazhe shkoi edhe avokati i tij Çedomir Stojkoviq, i cili la një letër pranë varrit të Blerina Jasharit.

“Urrejtja vdes. Ti jeton përgjithmonë. Një mijë lot për një mijë vjet paqe. Dhe miliona shpresa dhe ëndrra. Të cilat fillojnë me fjalën “Më fal”, shkruhej në letër.

Ai pastaj është ndaluar për plot katër orë nga shërbimi sekret serb teksa po kthehej nga Kosova për në Serbi por tha se me të patën një qasje profesionale për dallim me klientin e tij të cilin e torturuan.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy