Begaj uron Xhaferin: Shqiptarët, faktor i rëndësishëm për stabilitetin e Maqedonisë së Veriut

by Nexhat

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka uruar qeverinë teknike të Maqedonisë së Veriut në krye të të cilës do të jetë Talat Xhaferi.

“Pavarësisht kufizimit në kohë dhe në kompetenca, kjo qeveri ka sfidën dhe privilegjin për të realizuar zgjedhje të lira e të ndershme, për të ruajtur stabilitetin dhe kursin euro-atlantik të vendit si dhe të dëshmojë aftësinë për të qenë gjithpërfshirëse dhe bashkëpunuese me të gjithë faktorët pa dallim politik dhe etnik!”, ka shkruar Begaj në Facebook.

banner

Ai ka shtuar sze shqiptarët janë një faktor i rëndësishëm për stabilitetin dhe ardhmërinë e RMV.

“Ky është rasti që ata të dëshmojnë se e shohin lidershipin vetëm në perspektivën e integrimit të RMV në BE.Suksese”, shkruan Begaj

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy