Guinea kalon në çerekfinale të Kupës së Kombeve të Afrikës

by Nexhat

Guinea ka kaluar në çerekfinale të Kupës së Kombeve të Afrikës, duke mposhtur Guinenë Ekuatoriale në sekondat e fundit të ndeshjes me rezultat 1-0.

Në pjesën e parë dy kombëtaret kishin shanse të mira për të shënuar, por që nuk arritën t’i konkretizonin ato

banner

Në 45 minutat e dytë ishte një dramë e vërtetë, pasi kishte karton të kuq, penallti të humbur dhe goli në sekondat e fundit.

Federico Bikoro u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 55-të, për ta lënë Guinenë Ekuatoriale me dhjetë lojtarë në fushë

Edhe pse kishin një lojtar më pak në fushë, guenejanët ekuatorialë fituan një penallti në minutën e 68-të, por që Emilio Nsue e goditi shtyllën, gjersa portieri shkoi në anën e kundërt dhe ishte veçse i mposhtur.

Heroi i Guinesë ishte Mohamed Bayo që realizoi në minutën e fundit të ndeshjes (90+8’) për rezultatin 1-0 dhe për ta dërguar vendin e tij në çerekfinale të Kupës së Kombeve të Afrikës.

Guinea do të presë fituesin e takimit mes Egjiptit dhe Kongos, për t’u përballur në çerekfinale

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy