Këshilltari i Kurtit: Talat Xhaferi do të quhej shqiptar sikur të bënte homazhe në varrezat e dëshmorëve

by Nexhat

Bekim Qoku, këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur kritika ndaj kryeministrit të ri të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.

Sipas Qokut, Xhaferi, i cili ka shërbyer si komandant i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK), nuk ka bërë një hap që do ta kualifikonte si shqiptar autentik – kjo pasi sipas tij, Xhaferi do duhej të kishte bërë homazhe si gjest të parë simbolik në respekt të dëshmorëve të konfliktit të vitit 2001

banner

“Talat Xhaferi, si kryeministër teknik, do të quhej shqiptar, sikur të paktën si gjest të parë prej kryeministri, të bënte homazhe në varrezat e dëshmorëve të rënë në konfliktin e vitit 2001, ku do të shprehte mirënjohje dhe respekt, sepse pa sakrificën e tyre, pa gjakun e derdhur të tyre, kjo arritje simbolike nuk do të ishte aspak e mundur”, shkroi Qoku.

Ndërkohë, Xhaferi u emërua si udhëheqës i qeverisë teknike të Maqedonisë së Veriut, duke u bërë shqiptari i parë që merr postin e kryeministrit në historinë e këtij shteti

Ai fitoi mbështetjen e Kuvendit me 65 vota pro, 3 kundër dhe asnjë abstenim nga deputetët e pranishëm

Ngjarja shënon një pikë kthese për pjesëmarrjen politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut, megjithëse VMRO-DPMNE dhe opozita shqiptare nuk morën pjesë në votim.

Fillimi i mandatit të Xhaferit si kryeministër teknik ka ndezur një premtim të fortë për të mbajtur Maqedoninë e Veriut në rrugën e saj euro-atlantike, duke u përkushtuar në bashkëpunim të ngushtë me Bashkimin Evropian, NATO-n dhe SHBA-në, drejt synimeve të përbashkëta të avancimit dhe stabilitetit rajonal

Xhaferi në postin e kryeministrit zëvendëson liderin e Lidhjes Social-Demokrate (LSDM), Dimitar Kovaçevski, i cili ka dhënë dorëheqje nga drejtimi i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, bazuar në ligjin për zgjedhje, i cili parasheh që 100 ditë para zgjedhjeve paralametare të emërohet një qeveri teknike që do të përkujdeset për organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy