Lajçak nesër në Beograd, do ta takojë Vuçiqin

by Nexhat

I dërguari i Bashkimit Europian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak do të shkojë në Beograd, ndërsa një takim me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq është paralajmëruar për nesër në drekë.

Lajçak do të takohet me Vuçiqin nesër në ora 12:30, raporton Kossev.

banner

Presidenca serbe nuk konfirmoi se do të ketë një konferencë të përbashkët, por tha se pas takimit do të dërgohet një komunikatë për media.

Gjithashtu nuk janë bërë të ditura temat që do të diskutohen, ashtu si arsyeja e vizitës

Por takimi mbahet dy ditë para se të hyjë në fuqi rregullorja e re e Bankës Qendrore të Kosovës për përjashtimin e dinarit serb si valutë e përdorshme për transaksione në vend.

Komuniteti ndërkombëtar është shprehur i shqetësuar për këtë vendim, duke i kërkuar Kosovës konsultim me komunitetet. Sot, QUINT-i kërkoi pezullimin e këtij vendimi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy