Barcelona ka kaluar në 1/8 e finales së FA Cup, pasi ka eliminuar Norwichin me rezultat 5-2.
The Reds kaluan në epërsi pas 16 minutash lojë me golin e Curtis Jones, që u asistua prej McConell
Por, mysafirët i barazuan shifrat shpejtë, kur realizuan për 1-1 me anë të Gibson (22’).
https://twitter.com/LFC/status/1751622916498772128?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1751622916498772128%7Ctwgr%5E1921abe43b6c75178b32596b7639517015d40134%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fliverpooli-kalon-ne-1-8-e-finales-se-fa-cup-fitoren-dominues-ndaj-norwichit%2F
Epërsinë Liverpoolit ia ktheu Darwin Nunez, që mori një asistim perfekt nga Bradley në minutën e 28-të
Pjesa e dytë ishte po aq dinamike, pasi u shënuan edhe katër gola të tjerë.
Diogo Jota hyri në listën e golashënuesve kur realizoi për 3-1 në minutën e 53-të.
Në këtë listë hyri edhe Virgil van Dijk, kur shënoi pas dhjetë minutash, me asistimin e Dominik Szsoboszlait
Në minutën e 69-të, Norwichi ngushtoi epërsinë e Liverpoolit, pasi shënoi për 4-2 me anë të Borja Sainz.
Liverpooli e shënoi edhe të pestin (5-2) me anë të Ryan Gravenberch (90+5′), për të kaluar në rrethin tjetër të FA Cup, ndërsa më vonë pritet të mësojë emrin e kundërshtarit.