Ditët e fundit, negociatorët e udhëhequr nga SHBA po i afrohen një marrëveshjeje midis Izraelit dhe Gazës. Marrëveshja, e cila mund të nënshkruhet në dy javët e ardhshme, parashikon që Izraeli të pezullojë luftën për rreth dy muaj në këmbim të lirimit të më shumë se 100 pengjeve të mbajtura nga Hamasi.
Negociatorët kanë hartuar një projekt-marrëveshje që bashkon propozimet nga të dyja palët.
Izraeli ka deklaruar synimin e tij për të sulmuar UNRWA-n dhe premton se, në fund të luftës, agjencia e Kombeve të Bashkuara nuk do të jetë më e pranishme në Gaza.
Kjo lëvizje u pasua nga vende të tjera, duke përfshirë Italinë, Gjermaninë, Kanadanë, Britaninë e Madhe, Finlandën, Australinë dhe Holandën, të cilat vendosën të ngrijnë fondet për UNRWA.
Në Tel Aviv, mijëra njerëz protestuan kundër qeverisë, duke denoncuar dështimin e ekzekutivit pas ngjarjeve të 7 tetorit dhe duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Benjamin Netanyahu. Rreth 200 persona u përplasën me forcat e policisë, të cilat i larguan me forcë demonstruesit./Informim/