Me një ndeshje ende për t’u luajtur, tashmë janë humbur pesë penallti në këtë xhiro të Serie A, diçka që nuk kishte ndodhur tash e 63 vjet.
Hera e fundit që kishte kaq shumë penallti që nuk u konvertuan në gol në një raund të vetëm ishte java e 11-të në sezonin 1960/61.
Në atë kohë, gabuan Juventusi, Napoli, Torino dhe dy nga Lecco.
Nico Gonzalez dështoi përpjekjen e tij ndaj Yann Sommer në humbjen 1-0 të Fiorentinës ndaj Interit këtë mbrëmje, duke i bërë pesë goditje nga pika të dështuara në javën e 22-të.
Milani merr pjesën e madhe të fajit, pasi në njëfarë mënyre humbi dy penallti në barazimin 2-2 me Bologna, me Olivier Giroud dhe Theo Hernandez.
Nikola Krstovic i Lecces ka gabuar kundër Genoas, ndërsa Ondrej Duda i ka humbur penallti për Hellas Veronan kundër Frosinones
Prima di questa giornata di #SerieA, c'era traccia di 5 rigori sbagliati anche all'11^ giornata del campionato 1960-61: Cervato (Juventus) contro l'Inter, Bodi (Napoli) contro il Bari, Cella (Torino) contro il Lecco, doppio errore di Gotti (Lecco) contro il Torino.
— Giuseppe Pastore (@gippu1) January 28, 2024
Verona ka deri tani rekordin më të keq individual të goditjeve nga pika në Serie A këtë sezon, duke kthyer vetëm dy nga gjashtë tentativat e tyre totale.