Është arrestuar edhe i dyshuari i tretë për vrasjen në tentativë të kryer me 2 dhejtor të vitit që shkoi, në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë.
Ai u dërgua në mbajtje pas intervistimit, ndërsa nga vëllai i tij i cili është dëshmitar ka dorëzuar një pistoletë – pronë e vëllait të tij që gjendet në mbajtje.
Kur kishte ndodhur rasti viktima kishte raportuar në polici se derisa ishte me veturën e tij disa persona me të cilët kishte pasur probleme kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij. Në vendin e ngjarjes ishin konfiskuar pesë gëzhoja.
Të arrestuarit dyshohen për veprën penale “Vrasje në tentativë”, njofton policia