Selanik: Gjenden të vdekur krah për krah babë e bir në banesën e tyre

by Nexhat

Një tragjedi familjare ka ndodhur në Selanik , ku babë e bir janë gjetur të vdekur në banesën e tyre. Të dy u gjetën krah për krah dhe besohet se kanë vdekur më 6 janar.

Sipas mediave greke ngjarja e rëndë u zbulua mesditën e së dielës, kur një qiramarrës i pallatit në rrugën Olymbou telefonoi Aksionin e Menjëhershëm dhe raportoi se kishte kohë që nuk i kishte parë dy burrat dhe se nga banesa e tyre vinte një erë e keqe, ka transmetuar euronews albania.

banner

Punonjësit e policisë me të mbërritur në banesë konstatuan të vdekur të moshuarin dhe djalin e tij, ndërsa pas hetimeve dhe kqyrjes makroskopike të mjekut nuk ka rezultuar asnjë gjurmë e veprimtarisë kriminale.

Informacionet thonë se i pari ka ndërruar jetë djali, i cili ka qenë invalid. Babai e ka mbajtur pranë dhe besohet se ka vdekur nga uria

Sipas asaj që banorët e pallatit kanë raportuar në EL.AS, dy burrave iu është dashur të jepnin shenja jete për shumë javë. Autopsia pritet të hedhë dritë mbi shkakun e dy vdekjeve.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy