Brukseli kërkon periudhë tranzicioni për çështjen e dinarit dhe zgjidhje me negociata

by Nexhat

Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje Kosovës që në kuadër të procesit të dialogut që ajo e bënë me Serbinë, të gjindet edhe zgjidhja për çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë, që sipas një rregulloreje të Bankës Qëndrore të Kosovës, nga 1 shkurti, përdorimi i kësaj kjo valute ndalohet në territorin e Republikës së Kosovës.

“Ne natyrisht kemi marrë shënime për këtë, dhe po ashtu kemi marrë shënime për pasojat që ky vendim ka dhe do të ketë në komunitetin serb. Kjo ngreh shqetësime, pikërisht për impaktin që do ta ketë në komunitetin serb, sidomos në shkolla dhe spitale, për të cilat nuk ka proces alternativ i qasshëm për momentin”.

banner

“Kjo rregullore do ketë ndikim direkt në jetët e përditshme të shumicës së komunitetit të serbëve të Kosovës, që marrin pagë apo asistencë financiare nga Serbia, në dinar serbë. Pra duke i pas parasysh pasojat potenciale të kësaj rregulloreje në procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, ne presim që aspektet që prekin komunitetin serbë në Kosovë, do të adresohen në kuadër të kronizës së dialogur të lehtësuar nga BE-ja. Ne thërrësim për një periudhë të duhur të tranzicionit që lejon gjetjen e një zgjidhje të negociuar, në këtë çështje specifike”tha zëdhënësi për politikë të jashtme i BE-së, Peter Stano, gjatë një konference të hënën në Bruksel.

Ndryshe, çështja e dinarit pritet të jetë kryetemë e diskutimeve që do t’i ketë të hënën në Beograd e të martën në Prishtinë, përfaqësuesi special i BE-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. /Klankosova

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy