Gjykata Kushtetuese i hap rrugën marrëveshjes Shqipëri-Itali për emigrantët

by Nexhat

Gjykata Kushtetuese ka miratuar marrëveshjen e arritur mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane në lidhje me emigrantët.

Burime kofidenciale për Euronews Albania bëjnë me dije se marrëveshja është miratuar nga ana e Kushtetuese, ndërkohë që vendimi pritet të bëhet publik në orën 15:30.

banner

Do të jetë kryetarja e Gjykatës Kushtetsues Olta Zaçaj ajo e cila pritet të mbajë një konferencë me gazetarët, ku dhe do të komunikoj dhe arsyet ligjore të kalimit të marrëveshjes.

Diferenca ka qenë shumë e ngushtë me 1 votë, ku nga 9 anëtarë të Gjykatës Kushtetuese kanë votuar pro marrëveshjes 5 prej tyre

Sipas marrëveshjes emigrantet do të strehohen në Gjadër, ku do të jetë kampi dhe vendqëndrimi i tyre. Kapaciteti maksimal pritës është 3 mijë shtretër.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy