Merr detyrën kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut

by Merita

Për herë të parë në histori, sot në zyrën e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut do të jetë një shqiptar.

Talat Xhaferri ka marrë detyrën si kryeministër i qeverisë teknike me mandat 100 ditor. Ai u votua dje në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut me 65 vota pro, 3 kundër dhe asnjë abstenim.

banner

Në fjalën e tij, Xhaferi tha se prioriteti i qeverisë së tij do të jetë “përgatitja dhe organizimi i  zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të ndershme dhe demokratike, sundimi i ligjit dhe respektimi i Kushtetutës, si dhe promovimi i marrëdhënieve strategjike me BE-në, SHBA-të dhe NATO-n si edhe ruajtja e e dinjitet të RMV në rajon”.

Talat Xhaferi do të udhëheqë qeverinë teknike deri në zgjedhjet e jashtëzakonshme më 8 maj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy