Sara Hoxha, e njohur si influencere dhe partnerja e mëparshme e reperit Ledri Vula, ka zgjedhur të përqëndrohet tek vetja dhe të shijojë ditët e saj në pushim, në shoqërinë e vajzës së saj, PoemBlu, dhe mikes së ngushtë, këngëtares Dhurata Dora.
Dyshja e shoqeve, së bashku me të bijën e Sarës, kanë zgjedhur një destinacion jashtë shtetit për t’i kaluar këto momente relaksi
Ato po shijojnë kohën e tyre në bregdet, ku kënaqësia e rërës së artë dhe detit kristal është bërë pjesë e përditshmërisë së tyre.
Përveç momenteve të qeta në plazh, Sara ka ndarë me ndjekësit e saj një fotografi në llogarinë e saj në rrjetet sociale, ku shfaqet duke festuar në një klub nate
Interesant është fakti që në këtë imazh, ajo është e shoqëruar nga reperi gjerman Luciano, i njohur ndryshe si “Loco”, si dhe nga disa prej shoqeve të saj të ngushta.
Situata bën të lindë pyetja nëse Sara dhe Luciano ishin aty së bashku për të festuar, apo takimi i tyre ishte thjesht një rastësi në atmosferën e ngrohtë të natës.
Në këto kohë rrjetesh sociale dhe spekulimesh të vazhdueshme, ende nuk ka një konfirmim zyrtar mbi ndarjen e Sarës nga Ledri
Asnjëri prej tyre nuk ka komentuar publikisht mbi lajmet që qarkullojnë, duke lënë fansat dhe ndjekësit në pritje të një sqarimi të mundshëm.