“Për vetëm për 10 ditë nga sulmi në Banjskë, Kosova ka humbur hiq më pak se 20 milionë euro”

by Merita

Ekspertët e ekonomisë po ngrejnë alarmin për dëmin ekonomik që po i shkaktohet vendit nga situata e sigurisë.

Mustafë Kadrijaj ka theksuar se vetëm për 10 ditë nga sulmi në Banjskë, Kosova ka humbur hiq më pak se 20 milionë euro.

banner

Ai thotë se qeveria duhet të marrë leksion nga sulmi në Banjskë dhe të ketë bashkëpunim të ngushtë më miqte ndërkombëtarë, me SHBA-më, BE-në e NATO-n.

“Qeveria vlerësoj që ka marrë leksionin më të mirë me rastin e sulmit të fundit që nuk mund të ketë sukses pa bashkëpunm ndërkombëtarë, me miqtë e ngushtë ndërkombëtarë, më SHBA, NATO, dhe me BE. Ishte një rast jashtëzakonisht i mirë për të mësuar qeveria nga pësimi, që nuk duhet t’i ngrinë marrëdhëniet me miqtë ndërkombëtarë, sepse si rezultat i bashkëpunimit me forcat e NATO-s, dhe SHBA-së, arriti që Kosova të dalë jashtëzakonisht mirë me rastin e sulmit të 24 shtatorit”, tha ai, raporton Gazeta Blic.

Sipas tij, në ditët e para pas sulmit, Kosova ka humbur miliona euro.

“Ato ditë kur ka qenë sulmi, brenda 10 ditësh Kosova ka humbur rreth 20 milionë euro, kjo sepse ndalen maunat, ndalet bashkëpunimi ekonomik dhe aq më shumë kur rritet paniku në bashkëpunim, është humbja më e madhe”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy