K.Kokalla, vëllai i Kushtrim Kokallës mohon të ketë pasur “problem familjar” me Naim Murselin, për dallim nga Shaban Murseli, i cili e ka implikuar Naimin në një problem familjar me të.
Në dëshminë e tij para hetuesve të Policisë së Kosovës, më 16 dhjetor 2023, K.Kokalla thotë se nuk ka pasur probleme me Naimin
“Jo, s’kam pas problem me Naimin, ai shumicën e kohës ka jetu në Suedi, unë nuk kam pas shoqni shumë të madhe me të, ai më shumë ka qenë i shoqëruar me vëllain tim ndërsa unë më shumë shoqni kom pas me vëllain e Naimit”, ka thënë K.Kokalla për Paparacin.
Tutje, ai e ka përshkruar Naimin si “tip pak më të ftohtë, por i gjymert, i bomë mirë”, ndërsa Kushtrimin (vëllain e tij) si “djalë të sjellshëm e që nuk ka bë kurrë probleme”.
“Kushtrimi ka qenë djalë i sjellshëm, kurrë nuk ka bë probleme në familje, as nuk ka sjell ndonjë telashe në shtëpi, gjithmonë ka qenë për me e ndihmuar familjen pasi është pjesëtar i FSK, gjithmonë një pjesë të rrogës e ka nda për familje. Ndërsa Naimi kryesisht ka jetu në Suedi, gjatë kohës kur ka ardhë në Kosovë nuk më ka ra shumë me nejt me të, por ka qenë tip pak më i ftohtë, ka qenë i gjymert, i bomë mirë por ka qenë tip ma i tërhjekun, por me vëllain tim kanë pas raporte më të mira dhe sa herë ka ardhur në Kosovë kanë qëndruar bashkë me vëllain tim”, pohon ai dëshminë e në dhënë në polici më 16 dhjetor.
Ai ka treguar edhe një detaj interesant për Granit Plavën, personin që ka ekzekutuar Liridona Ademajn.
“Granitin e njoh që nga fëmijëria por nuk kam pas ndonjë raport miqësor me të. Një detaj interesant që më ka ndodh kohëve të fundit me të, kur djali i Granitit e ka pas ditëlindjen dhe na ka thirrë mu edhe një shok timin me shku me fëmijë, pasi i kemi pas me një gjenerat dhe kemi shku, ku e kam pa që Graniti kishte më shumë të holla se zakonisht. Por nuk e di si ka mund ai me punën e tij me i ba ato pare”, pohon K.Kokalla
Në një dëshmi dhënë hetuesve të Policisë së Kosovës më 1 dhjetor të vitit të kaluar, babai i Naim Murselit ka thënë se djali i tij e ka pasur një rast me djalin e hallës së tij, K. Kokallën, vëllain e Kushtrim Kokallës, të dyshuar për përfshirje në vrasjen e Liridona Ademajt.
“Unë përveç një problem që e ka pas Naimi me djalin e hallës se tij K. para një viti që ka pas disa masazhe të shkëmbyer përmes telefonit gjegjësisht me B., gruan e K.. Sipas njohurive që unë i kam pas për këtë rast nuk ka pasur diçka me shume mes Naimit dhe B. përveç disa shkrimeve dhe fotove jo intime, foto normale”, ka thënë Shaban Murseli në dëshminë e dhënë në polici më 1 dhjetor.
Shaban Murseli ka thënë se Naimi dhe Liridona janë takuar me vëllain e Kushtrim Kokallës e bashkëshorten e tij dhe e kanë mbyllur këtë çështje. Ka thënë se nga ky rast janë ftohur marrëdhëniet mes tij dhe Naimit
Edhe Naim Murseli në dëshminë e tij ka përmendur rastin e problemit familjar të shkëmbimit të mesazheve me rejën e Kushtrim Kokallës.