Afrika e Jugut shkakton befasinë dhe eliminon Marokun nga Kupa e Kombeve të Afrikës

by Nexhat

Afrika e Jugut ka mposhtur  Marokun me rezultat të pastër 2-0 duke u kualifikuar kështu në çerekfinale të Kupës së Kombeve të Afrikës.

Afrika e Jugut shfaqi forcën e tyre që në start duke rrezikuar me anë të Teboho Mokoena (17’) i cili ishe shumë afër golit.

banner

Maroku në anën tjetër shënoi gol me anë të Nouassir Mazraoui (33’) por VAR-i e anuloi atë për pozicion jashtë loje.

Pjesa e dytë ishte ajo që garantoi golat, aty ku Afrika e Jugut arriti që të shënojë dy herë ndërsa Maroku humbi një penallti

Evidence Makgopa (57’) shënoi për t’i dhënë avantazhin Afrikës së Jugut për 1-0 duke e lënë pa gjasa portierin mysafir.

https://twitter.com/KamoMotecwane/status/1752442225546440923?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1752442225546440923%7Ctwgr%5E562fbba9e2eadab8148de4a860940548753e0eff%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fafrika-e-jugut-shkakton-befasine-dhe-eliminon-marokun-nga-kupa-e-kombeve-te-afrikes%2F

Po zhvillohej mintua e 82-të kur Maroku fitoi penallti pas një prekje të topit me dorë nga lojtari kundërshtar

Achraf Hakimi (85’) nuk ishte i saktë nga pika e bardhë duke goditur traversën dhe duke humbur mundësinë për të barazuar shifrat

Për ta mbyllur përfundimisht dilemën e fituesit u përkujdes Teboho Mokoena (93’) i cili shënoi një gol mjaft të bukur nga gjuajtja e lirë.

https://twitter.com/TheNassrZone/status/1752451471122243600?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1752451471122243600%7Ctwgr%5E562fbba9e2eadab8148de4a860940548753e0eff%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fafrika-e-jugut-shkakton-befasine-dhe-eliminon-marokun-nga-kupa-e-kombeve-te-afrikes%2F

Deri në fund Afrika e Jugut e menaxhoi mirë epërsinë e krijuar dhe kështu u kualifikuan në raundin e ardhshëm, aty ku për kundërshtar do ta kenë Cape Verden.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy