Partia Demokratike, përmes sekretarit për Marrëdhëniet me Publikun Edvin Kulluri, i është përgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha për deklaratat e bëra mbrëmjen e sotme nga dritarja e shtëpisë
Kulluri u shpreh se Berisha, sa më shumë kohë kalon në ‘ballkonin e vetmisë së madhe’, aq më shumë do të mbyllë një pazar me Edi Ramën.
Ai shtoi se Berisha harron që garën nuk e ka me PD-në, por me SPAK, ndërsa shton se duhej të kishte kërkuar falje për kohën kur sulmonte Lulzim Bashën përmes McGonigal.
Kulluri theksoi se nuk ka derë të hapur për Non-Grata në PD, “pavarësisht se sa bërtasin nga ballkoni”.
Reagimi i plotë:
Reagim i sekretarit per marredheniet me Publikun ne PD Edvin Kulluri, lidhur me postimin e sotem nga Zyra e Shtypit te Foltores
Sali Berisha nuk i pushoi sulmet as sot permes zyres se shtypit. Sa me shume kohe kalon ne “ballkonin e vetmise se madhe”, aq me shume do te mbylle nje pazar me Edi Ramen duke shtuar dozen e manipulimeve ndaj PD dhe Bashes. Nen parimin “nje genjeshter, nje kat kulle”, stivon perdite nga nje turre genjeshtrash!
