Deda: Merita për Xhaferin kryeministër, pos Ali Ahmetit, ka edhe Zoran Zaevi

by Nexhat

Në Maqedoni të Veriut, shqiptarët nuk kanë guxuar t’u vendosin emra shqip fëmijëve të tyre, as shkolla shqipe nuk kanë pasur.

Kështu ka thënë opinionisti Ilir Deda në Rubikon të Klan Kosova.

banner

Ai tha se një kryeministër shqiptar në RMV është një arritje e madhe, teksa merita për këtë u dha kreut të BDI-së, Ali Ahmetit dhe ish-kryeministrit të RMV-së, Zoran Zaevit.

“Meritë për këtë, përpos Ali Ahmetit, ka edhe ish-kryeministri Zoran Zaev, që e ka pranuar këtë marrëveshje për shtetin e vet. Shqiptarët që janë etabluar në Maqedoni si faktorë politikë pro-perëndimorë për NATO, që është realizuar, për integrim në BE, dhe për emrin. Kështu që, në një pikturë më të gjerë, në të njëjtën kohë, na kthen në bazën e veprimit politik mbarë-shqiptar pas shembjes së murit të Berlinit kur janë marrë vendime politike të drejta kah cila anë me u rreshtu ne si popull, që është kah bashkësia transatlantike, dhe në koordinim me ta, me një urtësi dhe durim, sepse barazia nuk arrihet brenda një dite, por është proces i përditshëm e i mundimshëm, por i cili e ka një rezultat. Kjo është pjesë e barazisë. Edhe presidenti maqedonas, në kohë kur kishte thyerje tjera të brendshme në Maqedoni, me vota të shqiptarëve u zgjodh president. Dhe njëjtë këtu Ali Ahmeti dhe Zaevi kanë rol sepse u tregua se të dy popujt kanë hise, janë hisedarë në zhvillimin e Maqedonisë së Veriut, e sidomos në momente krizash të mëdha”, deklaroi Deda.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy