Elshani: Thasët me rërë llogore të grupeve terroriste në Veri, planifikonin të sulmonin Policinë nëse do t’i hiqte barrikadat

by Nexhat

Zv.Drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani, ka dhënë detaje shtesë lidhur me thasët me rërë që janë gjetur në katin e tretë të një objekti publik në komunën e Zveçanit.

Elshani ka thënë se këta thasë me rërë janë shfrytëzuar në kohën e barrikadave nga pjesëtarët e organizatave terroriste “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut”.

Zv.Drejtori Elshani ka thënë se thasët janë përdorur si llogore për të sulmuar Policinë e Kosovës dhe për të mbrojtur barikadën dhe për të kontrolluar rrugën kryesore që çon për Zveçan.

“Policia e Kosovës ka pranuar informacione se ne një objekt publik ne komunën e Zveçanit, ka disa gjera materiale te cilat janë shfrytëzuar nga grupet terroriste serbe ne kohen e barrikadave.

Sot, gjate kontrolleve qe ka bere policia ka konstatuar se ne katin e trete te kësaj ndërtese janë  dhjetëra thasë te mbushur me rërë qe kane qene si istikame per te sulmuar Policine dhe ne mbrojtje te barikades dhe kontrollimit te rruges kryesore qe te dergon ne Zveçan.

Ky objekt publik eshte shfrytezuar nga pjestaret e organizatave terroriste si Mbrojtja Civile dhe Brigada e Veriut”, ka potencuar Elshani.

Ai thotë se kjo tregon që grupet kriminale kanë qenë të armatosura rëndë dhe kanë pasur plane të sulmojnë Policinë e Kosovës nëse do të largonte barrikadat.

“Kjo eshte edhe nje deshmi se grupet kriminale kane qene te armatosur rend dhe kane pasur plane qe te sulmojne Policine e Kosoves ne rast se ata do te tentonin ti largonin barrikadat”, ka thënë Elshani

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy