Hamasi po studion planin armëpushimit dhe lirimin e pengjeve

by Nexhat

Udhëheqësi politik i Hamasit, Ismail Haniyeh ka konfirmuar se po studion një propozim të ri për të ndaluar në luftimet në Rripin e Gazës.

Haniyeh deklaroi se grupi ishte ftuar për të diskutuar një kornizë të vendosur nga Izraeli, SHBA-ja, Katari dhe Egjipti, raporton BBC

banner

Kjo kornizë raportohet se propozon një armëpushim gjashtë-javor, kur më shumë pengje izraelite do të shkëmbeheshin me të burgosur palestinezë.

Haniyeh theksoi se prioritetet e Hamasit ishin një armëpushim i përhershëm dhe një tërheqje e plotë e Izraelit, por kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu i përjashtoi ato

Netanyahu këmbënguli se lufta nuk do të përfundonte derisa të ishte arritur “fitorja totale”, që ai tha se nënkupton eliminimin e Hamasit dhe lirimin e të gjithë pengjeve.

Konflikti midis Izraelit dhe Hamasit filloi më 7 tetor, kur anëtarët e grupit militant sulmuan komunitetet jugore të Izraelit, ku vranë 1,200 persona dhe morën peng 250 të tjerë; ata gjithashtu sulmuan Tel Avivin me raketa.

Si shenjë hakmarrjeje, Izraeli nisi bombardimin e Rripit të Gazës dhe deri më tani thuhet se janë vrarë mbi 25 mijë palestinezë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy