Hoti do të udhëtojë drejt SHBA-së për Forumin e Sigurisë dhe Lutjet e Mëngjesit

by Nexhat

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se këtë të martë do të udhëtojë drejtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ai atje do të marrë pjesë në dy aktivitete; Forumin e Sigurisë dhe Lutjet e Mëngjesit. Në Forumin e Sigurisë, temë për sivjet do të jetë “Ndikimi negativ kinez dhe rus në Ballkan”.

banner

“Forumi është mundësi e mirë për prezantim të Kosovës si vend që kontribuon në sigurinë rajonale dhe renditet krah aleatëve euro-atlantik në përballje me sfidat e sigurisë në Ballkan”, ka shkruar Hoti,

“’Lutjet e Mëngjesit’ në Kongresin Amerikan janë tradicionale, ku marrin pjesë zyrtarë nga shumë vende të botës, me qëllim ndërtimin dhe fuqizimin e miqësive mes përfaqësuesve të qytetarëve nga vende të ndryshme për të mirën e përbashkët”.

Hoti ka treguat se krahas këtyre aktiviteteve, do të takohet me zyrtarë amerikanë për të diskutuar çështjet dhe zhvillimet aktuale që lidhen me Kosovën.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy